Asistent shitjesh me AI, në shqip

Shet për ju në Facebook, Instagram, WhatsApp dhe në faqen tuaj.

U përgjigjet klientëve në çast, me çmimet dhe stokun nga katalogu juaj, merr porosi të konfirmuara dhe përgatit postimet e javës. Ju vendosni çfarë dërgohet.

Krijo llogari

Demo është private, ka të dhëna shembull dhe fshihet vetë pas 24 orësh. Keni pyetje? Na kontaktoni.

Facebook MessengerInstagramWhatsAppChat në faqen tuajWooCommerceShopify

Gati për punë në një pasdite

Pa programim dhe pa skenarë bisede për t'i vizatuar: asistenti mëson nga katalogu dhe nga rregullat që i shkruani.

Një vend për shitjen, marketingun dhe vendimet

Në vend të tre mjeteve të ndara, gjithçka lidhet me të njëjtin katalog, të njëjtat porosi dhe të njëjtin ekip.

Shitja në mesazhe

  • Përgjigje në çast, ditë e natë
  • Kupton fotot e produkteve dhe mesazhet zanore
  • Porosia hap pas hapi deri te konfirmimi
  • Kalon bisedën te ekipi për ankesa dhe garanci

Marketingu me AI

  • Plani i javës: 3 postime me tekst dhe imazh nga katalogu
  • Aprovoni të gjithë javën me 3 klikime
  • Kalendari dhe publikimi në Facebook e Instagram
  • Klikimet dhe porositë që sjell çdo postim

Raporti i AI-së

  • Çdo mëngjes: çfarë kërkon vëmendjen tuaj sot
  • Pse ranë shitjet dhe pse s'shitet një produkt
  • Hulumtimi i tregut dhe i konkurrentëve, me burime
  • Plani i rritjes nga katalogu juaj

Porositë dhe stoku

  • Porositë me status, paketim dhe korrier
  • Kupon fiskal dhe libri i stokut
  • Ekipi me role dhe leje
  • Eksporte CSV për kontabilitetin

Marketingu dhe Raporti i AI-së përfshihen nga plani Rritje.

Ndryshe nga një chatbot i zakonshëm

Një chatbot i zakonshëm ndjek skenarë të përgatitur me dorë, ose i lë AI-së të hamendësojë. Shitësi AI punon si shitësi juaj: me katalogun, rregullat dhe porositë tuaja.

Flet shqip si klientët tuaj

“A i keni atletet e zeza nr 42?”, “sa osht transporti n'Prishtin?”: dialekti, shkurtesat dhe gabimet e shkrimit kuptohen.

Nuk shpik çmime

Çmimet, stoku dhe totalet llogariten nga katalogu me kod, jo nga AI. Postimet me çmim të gabuar ose produkt pa stok bllokohen.

Asgjë pa miratimin tuaj

Zgjidhni çfarë dërgohet vetë dhe çfarë pret miratimin: sipas temës (çmime, porosi, transport) ose sipas kanalit.

Si mësonChatbot i zakonshëm: Skenarë dhe butona që i vizatoni me dorë, një për çdo pyetjeShitësi AI: Nga katalogu dhe nga rregullat që i shkruani me fjali të thjeshta
Çmimet dhe stokuChatbot i zakonshëm: AI-ja mund të hamendësojë një çmim ose të ofrojë produkt që ka mbaruarShitësi AI: Çdo çmim, stok dhe total merret nga katalogu me kod, jo nga AI
GjuhaChatbot i zakonshëm: Shpesh i ndërtuar për anglishten; shqipja e folur e ngatërronShitësi AI: I ndërtuar për shqipen e folur: dialekt, shkurtesa, gabime shkrimi
PorosiaChatbot i zakonshëm: Mbledh të dhënat; porosinë e plotëson ekipi me dorëShitësi AI: Përmbledh porosinë dhe e krijon vetëm kur klienti e konfirmon
KontrolliChatbot i zakonshëm: Ose dërgon gjithçka vetë, ose asgjëShitësi AI: Miratim sipas temës dhe kanalit; ekipi e merr bisedën kur duhet

Çmime të thjeshta, pa surpriza

Me pagesë vjetore paguani 10 muaj në vend të 12. S'jeni të sigurt cili plan ju përshtatet? Na kontaktoni.

Fillestar

Për dyqanin që sapo nis me Instagram dhe Messenger

29 € / muaj

  • Instagram, Messenger dhe chat në faqe
  • 300 biseda me AI në muaj
  • 2 anëtarë ekipi
  • 200 produkte
Zgjidh Fillestar

Rritje

Më i zgjedhuri

Për biznesin që shet çdo ditë në disa kanale

69 € / muaj

  • Gjithçka te Fillestar, plus WhatsApp
  • 1.500 biseda me AI në muaj
  • 5 anëtarë ekipi
  • Foto dhe mesazhe zanore
  • Sinkronizim me dyqanin, kupon fiskal
  • Hulumtimi i shitjeve
Zgjidh Rritje

Pro

Për disa marka, numra dhe integrime

149 € / muaj

  • Gjithçka te Rritje
  • 5.000 biseda me AI në muaj
  • 10 anëtarë ekipi
  • API dhe webhooks
  • Disa marka dhe numra
Zgjidh Pro

Biseda shtesë: 100 për 5 €. Pagesa me transfertë bankare dhe faturë.

Pyetjet e shpeshta

A duhen njohuri teknike?

Jo. Kanalet lidhen me disa klikime, produktet importohen nga një skedar ose nga dyqani juaj, dhe asistenti mësohet me fjali të thjeshta. Nëse doni, ne jua lidhim kanalet.

Çka ndodh kur asistenti nuk e di përgjigjen?

Nuk hamendëson: e kalon bisedën te ekipi juaj dhe ju njofton. Çdo gabim që korrigjoni e mëson vetëm pasi ta miratoni.

A mund ta shoh përgjigjen para se të dërgohet?

Po. Me mënyrën “Me miratim” asistenti shkruan draftin dhe ju e miratoni, e ndryshoni ose e hidhni poshtë. Mund ta kërkoni edhe vetëm për çmime, porosi ose transport.

Si paguhet abonimi?

Me transfertë bankare dhe faturë. Me pagesë vjetore paguani 10 muaj në vend të 12.

Çka nëse i harxhoj bisedat e muajit?

Shtoni 100 biseda për 5 €, ose kaloni në planin tjetër. Mund të vendosni edhe një kufi mujor për koston e AI-së.

A janë të sigurta të dhënat e mia?

Çdo biznes ka të dhënat e veta, të ndara në nivel databaze. Token-ët e Meta-s ruhen të enkriptuar, çdo veprim i ekipit regjistrohet dhe të dhënat mund t'i fshini kur të doni.

Shihni si punon me produktet tuaja

Krijoni llogarinë, shtoni disa produkte dhe testojeni vetë si klient.